English

Operacioni i koduar "Antena" kap dy të dyshuar me 23.5 kg lëndë narkotike

Shkodër, 27 Nëntor NOA - Operacioni policor i koduar "Antena që u zhvillua pasditen e sotme në Shkodër, çoi në zbulimin e një sasie lënde narkotike e destinuar për trafik dhe kapjen e dy të dyshuarve, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Të prangosurit janë vëllezërit Prele Nika, 25 vjeç dhe Ndoc Nika, 23 vjeç, që të dy, lindur në fshatin Nicaj të komunës Shalë dhe banues në Bradhaj, komuna Rrethina, Shkodër.

Policia e Shkodrës tha se dy të rinjtë u arrestuan në kushtet e flagrancës, gjatë operacionit të koduar me emrin "Antena".

"Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në banesën e tyre në fshatin Bardhaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23.5 kg., lëndë bimore e thatë me boçe e cila dyshohet si cannabis sattiva", - konfirmoi zyrtarisht policia.

Me vënien në pranga, policia tha se po përgatit dhe një dosje që do të kalojë për hetime të mëtejshme në prokurorinë rajonale, për akuzën "Prodhim e shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE