Elbasan, 27 nëntor, NOA - Ka mjaftuar një pako brenda së cilës gjendej një masë lënde narkotike prej 760 gramë e llojit heroinë, që forcat e policisë të mund të vënë në pranga të dyshuarin për transport droge,rreth të cilit kishin marrë informacione në rrugë operative.
Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është 38-vjeçari Gazmir Bezani, lindur dhe banues në këtë qytet, i dënuar edhe më parë nga shteti grek me gjashtë vjet burg për veprën penale të "Transportimit të lëndëve narkotike".
Mësohet se arrestimi i tij u bë në kuadrin e operacionit "Transportuesi", ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e cila parashikohet nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA