English

Pas Obamës, dhe Rasmusen thirrje për shtimin e trupave ushtarakë në Afganistan

Berlin, 27 nëntor, NOA - Pas thirrjes së bërë dy ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj aleatëve të tjerë të Aleancës së Atlantikut që të dërgojnë më shumë ushtarë për në Afganistan, një apel të tillë e ka drejtuar edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate.

Gjatë një vizite të tij në Berlin, shefi i NATO-s Rasmussen pohoi se vendet anëtare të Aleancës duhet të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë trupa në Afganistan. Rasmusen ka pohuar se është në kontakt me anëtarët e NATO-s dhe po u bën thirrje të dërgojnë më shumë trupa. Ai i bëri komentet pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Aktualisht në Afganistan ka 68 mijë trupa amerikane, por Shtëpia e Bardhë ka kërkuar

një angazhim më të madh të partnerëve të NATO-s, lidhur me shtimin e planifikuar të trupave amerikane.

Ndërkaq, mediat kanë nisur të përflasin shifrën e 34 mijë ushtarëve shtesë që pritet të dërgohen nga SHBA në rajonin e Afganistanit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE