English

PDU & Klubi i Patriotëve të Rinj, aktivitet madhështor me rastin e Ditës së Flamurit

Tiranë, 27 nëntor, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kanë paralajmëruar se nesër do të zhvillojnë një aktivitet madhështor, me rastin e Ditës së Flamurit.

Ai parashikon që në një sërë qytetesh në Shqipëri, por edhe në Prishtinë, të vendosen çadra në pikat kryesore të këtyre qyteteve, ku do të shpërndahen flamuj falas për të gjithë kalimtarët dhe do të ketë prezantime me karakter kombëtar.

Ndërkaq, PDU dhe KPR ftoi të gjithë qytetarët që nesër të vendosin në ballkonet dhe dritaret e tyre flamurin kombëtar, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

"PDU dhe "Klubi i Patrioteve te Rinj", në këtë ditë të shënuar ka marrë përsipër për të organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim që frymëzojmë çdo shqiptar kudo që ndodhet, ku dëgjohet apo flitet shqip. Moto jonë në këtë festë është "Një shqiptar, një flamur, një komb" dhe aktivitetet që po zhvillohen, Ju garantojmë, që do të jenë të përmasave unike për nga shpirti me të cilin ato do të organizohen", tha Ergys Saqe, një ndër drejtuesit e Klubit të Patriotëve të Rinj.

Sipas tij, simbolika që do të përcjellë ky aktivitet pikërisht në këtë dite duhet të na bëjë të ndihemi krenarë dhe të reflektojmë për të qenë të bashkuar për çdo çështje me karakter kombëtar.

Klubi i Patriotëve të Rinj është themeluar për t'u dhënë dorë të gjithë shqiptarëve e veçanërisht të rinjve dhe çdo grupimi tjetër atdhetar për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemeve me karakter kombëtar, civil apo publik.

a.y/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE