English

PDU njofton për një aktivitet madhështor me rastin e Ditës së Flamurit

Tiranë, 27 nëntor NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kanë paralajmëruar aktivitetin madhështor që kanë planifikuar për ditën e nesërme, Ditën e Flamurit.

Në një sërë qytetesh në Shqipëri, por edhe në Prishtinë, do të vendosen çadra në pikat kryesore të këtyre qyteteve, ku do të shpërndahen flamuj falas për të gjithë kalimtarët dhe do të ketë prezantime me karakter kombëtar.

PDU dhe KPR fton të gjithë qytetarët që nesër të vendosin në ballkonet dhe dritaret e tyre flamurin kombëtar, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

"PDU dhe "Klubi i Patrioteve te Rinj", në këtë ditë të shënuar ka marrë përsipër për të organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim që frymëzojmë çdo shqiptar kudo që ndodhet, ku dëgjohet apo flitet shqip. Ju siguroj që janë me mijëra shqiptar patriot dhe ky manifestimi merr karakter sensibilizues me rastin e 28-Nentorit, festës së gjithë Shqiptareve pa dallim feje, krahine apo qëndrimi politik.

Moto jonë në këtë festë është "NJË SHQIPTAR, NJË FLAMUR, NJË KOMB" dhe aktivitetet që po zhvillohen, Ju garantojmë, që do të jenë të përmasave unike për nga shpirti me të cilin ato do të organizohen." - tha Ergys Saqe, një ndër drejtuesit e Klubit të Patriotëve të Rinj.

"Simbolika që do të përcjellë ky aktivitet pikërisht në këtë dite duhet të na bej të ndjehemi krenar dhe të reflektojmë për të qenë të bashkuar për çdo çështje me karakter kombëtar. Klubi i Patriotëve të Rinj është themeluar për ti dhënë dorë të gjithë shqiptarëve e veçanërisht të rinjve dhe çdo grupimi tjetër atdhetar për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemeve me karakter kombëtar, civil apo publik. Ditën e Shtunë, date 28.11.09 në qytet: Prishtinë, Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan, Fier, Patos, Shkodër, Vlorë, Delvinë dhe Sarandë, në qendrat e tyre do të vendosen çadrat e PDU ku do të shpërndahen dhjetëra mijëra flamuj falas." tha Saqe.

Për qytetin e Tiranës çadra e flamujve do të vendoset në Urën e Vogël të Lanës, ku sot qindra qytetarë morën flamurin në dorë, me premtim që nesër do ta kenë në ballkonet e tyre.

KOMENTE