English

Prifti: Kërkesa e OSSH e ekzagjeruar

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 27 nëntor NOA - Në një kohë kur qytetarët do të përballen me çmimin më të lartë të energjisë elektrike që pritet të miratohet në muajin dhjetor, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka reaguar ndaj kërkesës së OSSH-së, e cila propozoi një rritje prej 44.2%. Prifti e konsideroi këtë kërkesë si të ekzagjeruar.

Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në këtë marrëdhënie mes kompanisë dhe Entit Rregullatorë, por i ka bërë thirrje këtij të fundit të jetë i kujdesshëm në përcaktimin e tarifave të reja.

"Nuk besoj se ka ent në botë që të miratojë një rritje të tillë prej 44.2%. Unë i bëj thirrje këtij institucioni që të shikojë me kujdesin maksimal këtë kërkesë dhe të jetë sa më realist në përcaktimin e tarifave"- u shpreh Prifti. Â Â

Por ministri doli kundër kompanisë private, e cila propozoi që të hiqet tarifimi me dy nivele. Sipas tij qeveria është e vendosur që të mbrojë familjet në nevojë nga rritja e çmimit.

Aktualisht qytetarët paguajnë dy tarifa të ndryshme në varësi të konsumit të energjisë. "Ne jemi të vendosur që të mbajmë dy nivele çmimi, pasi qeveria do të mbrojë shtresat në nevojë"- vijoi më tej ministri. Sipas tij se sa do të jetë kufiri 300 kë apo më shumë këtë do ta përcaktojë Enti Rregullatorë. Â

Pak ditë më parë tre kompanitë OSSH, KESH dhe OST publikuan kërkesën për të rritur çmimin e energjisë elektrike

r.l/NOA

KOMENTE