Prishtinë, 27 nëntor, NOA - PDK ka fituar në pesë komuna të Kosovës, LDK në dy, AAK në katër dhe SLS-ja në tre.
Ky ka qenë bilanci përfundimtar zgjedhor, i komunikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës sipas rezultateve finale të procesit të 15 nëntorit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.
Sipas tyre, bëhet me dijeni se pesëmbëdhjetë komuna janë fituar pa balotazh. Konkretisht: PDK ka fituar në komunat Ferizaj, Skënderaj, Drenas, Shtime, Zubin-Potok dhe është në balotazh në 17 komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Prishtinën dhe Fushë-Kosovën dhe është në balotazh në 12 komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar Deçanin, Gjakovën, Zveçanin e Leposaviçin, si dhe është në balotazh në 7 komuna. Kurse partia Liberale Serbe ka arritur të fitojë kreun e komunës së Graçanicës dhe Kllokotit, ndërsa garon në raundin e dytë në Shtërpcë. Nga ana e tij minoriteti turk do të ketë në krye të komunës së Mamushës një përfaqësues të tij.
n.e/NOA