English

Topalli: Kura më e mirë për opozitën është të vinë në Kuvend, është detyra e tyre

Tiranë, 27 nëntor NOA - "Parlamenti është tempulli i të vërtetave të pafshehura".

Kështu është përgjigjur kryeparlamentarja sot pas pyeste së gazetarëve se fjalimi i kryeministrit dje në Kuvend ishte etik.

Deklarata e Topallit erdhi pas përshëndetjes nga ana e saj e Rezolutës së PE-së.

Pyetjes së gazetarëve se sa optimiste është për hyrjen e opozitës në Kuvend, Topalli u shpreh se "nuk mund të them që kjo Rezolutë e Parlamenti Evropian në fakt është jashtëzakonisht e rëndësishme. Thirrja që PE i bën opozitës të ndalë bojkotin, të kthehen në Parlament, për t'i qëndruar kontratës së saj me qytetarët shqiptarë, ka një domethënie të veçantë. Dhe që bëhet dhjetë ditë pas 16 Nëntorit, që është data më e rëndësishme në rrugën e integrimit për Bashkimin Evropian. Ndaj mendoj se rezoluta duhet lexuar mirë".

Ndërsa për fjalimin e kryeministrit Berisha dje në Kuvend, Topalli u përgjigj: "Fondamentale është etika familjare. Parlamenti është tempulli i të vërtetave të pafshehura. Unë prej muajsh, ose më saktë janë bërë vite, që shkoj fshat më fshat, e qytet më qytet të Shqipërisë, duke i kërkuar zonjave, motrave që të thyejnë murin e heshtjes, që të kenë kurajo të thonë të vërtetat, faktet, ashtu siç e tha mbrëmë Kryeministri. Ashtu siç janë, ashtu siç ndodh me dhunën në familje e tyre. Nuk mund t'ia kërkojmë vetëm zonjave familjare, grave të thjeshta, përgjegjësia jonë është për ti thënë të vërtetat ashtu siç janë.

Në fakt zërin për të thënë këto fakte të rëndësishme, këto fakte të forta, duhet ta kishim ngritur më përpara.

Dhe Parlamenti është tempulli i të vërtetave lakuriq. Nuk mund t'i fshehim.

Janë fakte të forta, para të cilave, nuk mund të heshtim". "Unë edhe një herë i ftoj deputetët e opozitës, kura më e mirë e tyre është të hynë në Parlament. Detyra e tyre është të vinë në Parlament.

Është një rezolutë e jashtëzakonshme e Parlamentit Evropian, e jashtëzakonshme e Presidencës evropiane, që na mbështet për progresin që kemi bërë, në rrugën që kemi bërë pas 16 Nëntorit, që s'ka datë më të rëndësishme për ne në rrugën tonë të proceseve integruese" përfundoi Topalli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE