Bruksel, 27 nëntor, NOA - Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se përmendja e Kosovës pa referencën e Rezolutës 1244, në Rezolutën e PE-së, të miratuar të enjten, për strategjinë e zgjerimit të BE është një hap përpara për vendin. Në një intervistë me BBC-në ajo tha se kjo gjë ia bën të qartë Serbisë që të përqendrohet në problemet e saj të brendshme.
Â
Znj.Lunacek, rezoluta e miratuar në Parlamentin e Evropës ishte një udhëzues për BE-në në qasjen ndaj Ballkanit?
- Natyrisht që është. Unë jam shumë e lumtur se kemi arritur, në fakt edhe ata parlamentarë evropianë, që duan të mbajnë të shtrira duart për të vazhduar zgjerimin. Përkushtimi për zgjerimin vazhdon të mbetet. Disa parlamentarë provuan ta kundërshtojnë, por në arritëm që të mbajmë përkushtimin e fuqishëm për zgjerimin.
Â
Pra në përgjithësi ne mund të shohim tani se Ballkani do të ketë një perspektivë të re, atë të integrimeve evropiane?
- Mendoj se perspektiva evropiane ishte aty për një kohë. Por problemi ishte tek një pjesë e vendeve të reja që humbën entuziazmin gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu edhe në disa vende procesi nuk ishte aq i shpejtë sa menduam shumë prej nesh dhe shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor do të donin. Nuk mendoj se është një strategji e re, por është një konfirmim i përkushtimit të fuqishëm për zgjerim por duke nënvizuar se të gjitha vendet e Ballkanit duhet ende të përmbushin kërkesat. Gjithashtu i jepet një mbështetje e fuqishme lehtësimit të vizave posaçërisht për të rinjtë që ata të ndjejnë se janë pjesë e Evropës, madje edhe para se vendet e tyre të bëhen anëtare të BE-së.
Â
Po ecim ngadalë vend pas vendi të Ballkanit Perëndimor për të parë se cilat janë kërkesat dhe përfitimet nga kjo rezolutë. Fillimisht Kosova për herë të parë përmendet si shtet në rezulotë pa e përmendur fare Rezolutën 1244. Çfarë nënkupton kjo për Kosovën?
- Mendoj se është një hap përpara në rritje në situatën që mbretëron. Ajo nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, por mendoj se është një përparim se gjërat do të ecin në këtë drejtim në vitet e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me presidencën spanjoll të radhës se do të ftojnë Kosovën dhe autoritetet e saj në konferencën për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në pranverë në Madrid. Mendoj se është një përparim i madh marrë parasysh se vjen nga një vend, në mesin e 5 vendeve të tjera, që nuk e kanë njohur Kosovën deri tani. Pra ka një përparim në këtë rrafsh.
Â
Pra, Kosova në një të ardhme të afërt do të shohë hapa përpara në proceset integruese, përfshirë lehtësimin e vizave dhe perspektivën evropiane?
- Po, ka përparim. Unë jam shumë e lumtur që kam parë raportin e përparimit të Komisionit, që flet për fillimin e dialogut për vizat me Kosovën, me qëllim dhe objektiv të lehtësimit të vizave. Këtu Parlamenti ka patur një zë të fuqishëm dhe më duhet të them se kam patur biseda me komisionerin Olli Rehn i cili më tha se do të ishte shumë mirë për qytetarët e Kosovës që të fillojë procesi i lehtësimit të vizave. Unë jam shumë e lumtur që në Parlament jemi pajtuar që të përshihet në Rezolutë që të fillojë dialogu për vizat me qëllim të lehtësimit të vizave për Kosovën.
Â
Por çfarë kërkoni nga Serbia psh. pëveç bashkëpunimit të mëtejmë me EULEX-in?
- Â Parlamenti ka votuar në favor të lehtësimit të vizave me Serbinë por ishte gjithashtu e qartë se duhet të ketë bashkëpunim me EULEX-in. Kishte një votë kundër një propozimi tonë me të cilin e donim që Serbia të merrej me kufijtë dhe kufijtë adminitrativ më Kosovën si me të gjithë kufijtë ndërkombëtarë, me qëllim që lehtësimi i vizave të bëhej ekzekutiv. Por ky propozim nuk mori shumicën në Komisionin për Politikë të Jashtme. Për fat të keq kjo nuk kaloi, por përmendja e Kosovës pa referencën e Rezolutës 1244 është një përparim në këtë drejtim. Kjo ia bën të qartë Serbisë dhe gjithashtu edhe qeverisë në Serbi që të përqendrohet në vendin e vet. Mendoj se është një hap përpara por nuk do të isha shumë optimiste se situata do të ndryshojë shumë shpejt. Në politikë gjërat shumë shpesh shkojnë ngadalë.
Â
Dhe cila është perspektiva për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Posaçërisht për Maqedoninë, Ju prisni një zgjidhje të shpejtë të problemit me Greqinë?
- Shpresoj. Qeveria e re greke dhe zoti Papandreu para zgjedhjeve ka thënë se ai do të që të ecë përpara. Në Rezolutë thuhet se ky problem duhet të zgjidhet para pranimit dhe ne shpresojmë se qeveria e re greke do të tregoj një relevancë për këtë. Ne gjithashtu kemi kritikuar të gjitha llojet e deklarimeve armiqësore ndaj grupeve të tjera etnike në vendet e tjera nga të gjitha vendet në rajon.
Â
Cilat ishin kërkesat tuaja për Shqipërinë në këtë kohë?
- Gjëja kryesore për Shqipërinë është se qeveria dhe opozita duhet të provojnë vërtetë të gjejnë pika të përbashkëta dhe jo gjithnjë të punojnë njëra kundër tjetrës. Kjo është me rëndësi në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Një gjë që unë e shoh si shumë të rëndësishme për të gjtiha vendet e rajonit, dhe kjo është përmendur në raportin e Komisionit por edhe ne mendojmë për këtë, se lufta kundër diskriminimit të cilësdo pakicë, qoftë etnike ose seksuale, është me rëndësi për ato vende, dhe gjithashtu puna në cilësinë e gjinisë, gjendja e femrës dhe përmirësimi I pozitës së saj në të gjitha vendet ka nëj relevancë të fuqishme për Parlamentin e Evropës.
Â
Dhe që ta përfundojmë me Bosnjën. Cilat janë kërkesat për këtë vend?
- Â Një gjë për të cilën Parlamenti ishte i suksesshëm është që të kërkojë nga Komisioni dhe jo Këshilli i Evropës, që do të vendos në dhjetor që Bosnja dhe Hercegovinë sikurse edhe Shqipëria të përfshihet në listën e bardhë për lehtësim të vizave.
Dhe sa më parë që të kompletohen të gjitha standardet, të cilat ne besojmë të përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë deri nga mesi i vitit 2010 qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës si edhe ata të Shqipërisë do të kenë mundësinë të kenë lehtësim të vizave. Për mua dhe për shumë parlamentarë është me rëndësi në rastin e Bosnjës është se ne duhet të kritikojmë këtu Serbinë që nuk ka bërë trysni të fuqishme mbi serbët e Bosnjës që ta bëjnë të qartë se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme dhe të domosdoshme drejt integrimeve evropiane.
BBC