Zvicër, 27 nëntor NOA - Deri në fillimin e javës që vjen regjisori i famshëm Roman Polanksi do të lërë burgun.
Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Folco Galli, njoftoi vendimin e Gjykatës Federale për të liruar me kusht artistin e famshëm franko-polak.
Mësohet se regjisori ka ofruar si garanci 3 milionë euro dhe se do të qëndrojë në qytezën Gstaad derisa të merret një vendim përfundimtar për ekstradimin e tij drejt SHBA-së.
Polanksi u arrestua pak muaj më parë nga policia zvicerane për llogari të drejtësisë Amerikane.
Në ngarkim të regjisorit Roman Polanski, kishte një udhër arresti të vitit 1978 nga Shtetet e Bashkuara i cili e akuzonte atë për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.
76-vjeçari Polanski u vu nën pranga në Zurih ku do të merrte një çmim për vlerësimin e punës së tij në vite.
k.k/NOA