English

Berisha: Dita e nderimit të kombit dhe lirisë, i paraprin 8 dhjetorit kur rifituam sërish lirinë

Tiranë, 28 nëntor, NOA - Ditën e 28 Nëntorit kryeministri Berisha e ka cilësuar si ditëlindjen e kombit shqiptar, prandaj sipas tij ajo është dita e nderimit më të madh për patriotët që i dhanë atij pavarësinë.

"Eshtë dita e nderimit të madh për Ismail Qemalin dhe burrat e mëdhenj të kombit që themeluan Shqipërinë e pavarur pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare në Vlorë.

Por edhe dita e nderimit sipas tij ndaj qindra dhe mijëra luftëtarëve shqiptarë, në veçanti edhe trupave të Kosovës të cilat tronditën përfundimisht "të sëmurin e Bosforit" dhe realizuan pavarësinë e Shqipërisë", u shpreh ai gjatë homazheve të kryera në varrezat e Dëshmorëve.

Ndërkaq, duke e njohur 28 Nëntorin në të njëjtën kohë edhe si ditën e Çlirimit të vendit, kryeministri Berisha ka pohuar se ajo duhet kujtuar edhe si dita e nderimit më të thellë të djemve dhe vajzave shqiptare që u përballën me fashistët gjatë Luftës II Botërore dhe e vunë Shqipërinë në anën e fitimtarëve.

"Sakrifica e tyre përbë një ndër kapitujt më të nderuar të historisë sonë kombëtare dhe asnjë nuk mund ta kthejë këtë faqe", tha ai.

Nga ana tjetër, ai shtoi se shqiptarët kremtojnë ditën e Çlirimit dhe të Pavarësisë në prag të 8 dhjetorit, e cila sipas tij ishte dita tjetër e madhe e Lirisë që bëri të mundur që ne të fitojmë lirinë.

"Ishte pikërisht ajo ditë që hapi dyert e një marshimi fitimtar të shqiptarëve drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian", përfundoi Berisha fjalën e tij nga varrezat e Dëshmorëve.

a.ymeraj/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE