Tiranë, 28 Nëntor NOA - Ministri i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode ka akuzuar Edi Ramin, si njeriu që punon kundër interesave të shqiptarëve dhe kërkoi me çdo kusht dhe formë bllokimin e integrimit të vendit.
Këto deklarime Bode i bëri sot nga kuvendi i demokratëve të Pogradecit se Edi Rama është njeriu që nuk mund të kuptojë dhe ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve të ndara nga emigracioni të cilat presin dhe kërkojnë liberalizimin e vizave.
"Edvin Rama shikon familjet shqiptare kombin shqiptar thjesht si shërbëtorë të interesave të tij personale. Njeriu qe nuk ka familje, njeriu që dhunon gruan ne mënyrë publike, e zhvesh lakuriq nëpër plazhet e botës, njeriu që akuzon gruan e parë se fëmijën e vet e ka me të atin. Njeriu që s'ka mundur dot kurrë të ngrejë familje për veten e tij, nuk mund të mirëkuptojë, nuk mund të ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare të ndara përgjysmë dhe qe një ditë kërkojnë të bashkohen të përafrohen me njëri-tjetrin", - tha Bode.
Më tej ministri shtoi se "Rama me çdo kusht me çdo formë me çdo mjet do të pengojë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë".
Kjo sipas Bodes, "sepse ata Shqipërinë e shohin si një feud të vetin. Çdo e mirë e Shqipërisë duhet të vijë nëpërmjet tyre, dhe nga çdo e mirë e shqiptarëve ata duhet te nxjerrin përfitimet e tyre personale. Ky është thelbi i kësaj aleance mafioze-politike e cila ne momentet me te mbara për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon me çdo kusht te bllokoje proceset e integrimit dhe liberalizimit te vizave përmes krijimit ten je situate anormale politike, përmes përpjekjeve për të destabilizuar politikisht dhe nga pikëpamja sociale gjithë vendin", tha Bode.
Sekretari i përgjithshëm i PD theksoi se mazhoranca është përpara një ultimatumi absurd. Sipas Bodes ky ultimatum ka dy alternativa "revansh antikushtetues ose na dorëzoni pushtetin, Ne fakt ne nuk kemi ndërmend te bëjmë as njërën dhe as tjetrën. Ne do të qeverisim në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne do te vazhdojmë reformat e thella për të qenë të besueshëm për partnerët tanë evropianë", - tha Bode.
Ministri i Financave këto deklarata i bëri nga Pogradeci ku u zhvillua kuvendi i PD të këtij rrethi, ku u bë analiza e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe zgjedhja e delegateve për në kongres.
"Dega e PD Pogradec në zgjedhjet parlamentare të Qershorit rezultoi fituese, banorët e rrethit të Pogradecit votuan për integrimin e vendit në BE, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e shpejtë nëpërmjet investimeve të mëdha në këtë zone turistike", - theksoi Bode.
a.c/e.r/NOA
Â