English

Festat, shtohet numri i emigrantëve shqiptarë në portin e Durrësit e Kakavijë

Durrës, 28 nëntor, NOA - Festat e nëntorit kanë shtuar ndjeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në vendin e tyre, ku sipas të dhënave, vetëm në Portin e Durrësit brenda një dite janë shënuar mbi 3 mijë hyrje pasagjerësh dhe 700 automjetesh.

Ndërsa në ditët në vijim fluksi në këtë port të rritet me një mesatare prej mbi 6 mijë pasagjerësh në ditë.

Sipas statistikave, vetëm në harkun kohor të 3 ditëve të fundit kanë zbritur në portin e Durrësit mbi 7 mijë pasagjerë dhe 2500 automjete.

Nga ana tjetër, festa e Kurban Bajramit dhe ato të 28 dhe 29 nëntorit kanë rritur lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit të Kakavijës.

Duke filluar nga dje, në të gjitha akset rrugore janë shtuar patrullat e qarkullimit, duke i mbuluar këto akse me shërbim 24 orë për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t'u ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës.

n.e/NOA

KOMENTE