English

Kabineti Qeveritar feston 65 vjetorin e Çlirimit të Atdheut dhe Ditën e Pavarësisë

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Me rastin e 65 vjetorit të çlirimit të Atdheut dhe Ditës së Pavarësisë, Kabineti Qeveritar bëri sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Më pas, gjithë të ftuarit morën pjesë në banketin e shtruar me këtë rast. Në ceremoninë e sotme merrnin pjesë 300 të ftuar, Veteranë të Luftës jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia.

Mbrojtja

Kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule, pranë monumentit "Nënë Shqipëri", edhe Ministri i Mbrojtjes z.Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Maksim Malaj.

Në këtë ditë të shënuar, të dy ngjarjeve të mëdha historike, Ministri i Mbrojtjes, z.Arben Imami mori pjesë në aktivitet përkujtimor për Dëshmorët e rënë në Luftën Nacionalçlirimtare, organizuar në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura.

Ministri Imami i ka përcjellë Veteranëve pjesëmarrës, urimet më të përzemërta në këtë 65 vjetor, duke u shprehur mirënjohjen për sakrificat dhe gjakun e të rënëve në luftë, që solli lirinë.

Sot, ka theksuar ai, kemi një Shqipëri të lirë e demokratike, në sajë jush, falë gjakut të dëshmorëve, kujtimi i të cilëve do të mbetet i përjetshëm, sa herë që do të përkujtohet Dita e Çlirimit.

Në fund të fjalës përshëndetëse, Ai u përcolli atyre urimin për më shumë shëndet e mbarësi dhe kënaqësinë për tu takuar po kështu në përvjetorin tjetër.

e.r/NOA

KOMENTE