Tiranë, 28 Nëntor NOA - Bizneset e Pavionit të Belgjikës kanë shfaqur interes të gjerë në industrinë që ruan dhe mbron mjedisin. në Pavionin e Belgjikës.
Në mabientet e hotel Tirana International u zhvillua seminari "Wallonia Environmental Solutions" - Seminar mbi Mbrojtjen e Mjedisit "Zgjidhjet Mjedisore nga Wallonia - Belgjikë".
Së bashku me Klik Ekspo Group, Agjencia e Tregtisë me Jashtë dhe Investimeve të Ëallonisë - Belgjikë i organizoi seminarin për mjedisin.
Ishte dhe zëvendësministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka. Së bashku me të pranishmit, Zëvendësministri Noka bisedoi mbi nevojat e vendit për teknologjitë e reja në ruajtjen e mjediseve ujore, tokësore dhe ajrin.
Në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, kompanitë belge kanë ardhur me sloganin Welcome to Europe.
Në Pavionin e Belgjikës, për të tretin vit me radhë, pas hulumtimeve të vazhdueshme të tregut shqiptar përmes Agjencisë Shtetërore të Eksporteve AWEX, propozimet vijnë serioze dhe hijerënda ne mbrojtjen e ambientit dhe përpunimit të mbeturinave të renda dhe amiantit, teknologjive të ngrohjes, industrisë kimike dhe medicinale, etj.
e.r/NOA