Tiranë, 28 nëntor NOA - Më parë është ndeshja me Fjorentinën, por trajneri i Interit Jose Murinjo mendon që tani për ndeshjen me Juventus.
Murinjos i vjen keq që në ndeshje do të mungojë një ndër lojtarët me të rëndësishëm të Interit, Maicon.
"Është një s'kualifikim të cilin e prisja", ka deklaruar trajneri zikaltër.
"Më bëhet qejfi që ndeshja do të luhet në Torino dhe shpresoj të mos ketë më kore raciste kundrejt Balottelit", - kanë qenë fjalët e Murinjos.
Ndërsa për sa i përket kritikave të presidentit Morati, ai nuk ka dashur të bëjë asnjë koment në lidhje me to.
Ekipi i Interit vjen pas një figure të keqe që bëri me Barcelonën dhe Murinjo këtë gjë kërkon ta ndreqë në ndeshjen me ekipin Juventin.
r.b/NOA