Tiranë, 28 Nëntor NOA - "E krijuar për të mbrojtur jetën", është motoja e kompanisë mbarëbotërore Gimaex.
E pranishme me një shumëllojshmëri, kompania e parë në Francë në tregun e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes kundra zjarrit ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve dhe kompanive në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.
Gimaex që prej fillimit të shekullit të 20-të ka luftuar me flakët duke njohur suksese e marrë falënderime nga miliona njerëz. Modifikojnë të gjitha llojet e mjeteve duke u marrë vetëm shasinë. Janë të parët në Francë dhe të dytët në botë.
Kjo kompani u prezantua edhe në demonstrimin e zhvilluar në Zall Herr "Siguri, Armatime, Teknologji dhe emergjenca", në kuadër të prezantimit nga shoqëria Klik Ekspo Group të Panairit të parë të specializuar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX).
Ky aktivitet do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të mëdhenj të industrisë së armatimit në botë.
Aktiviteti i kompanisë Gimaex është zyrtarizuar në vitin 1934, kur kompania u angazhua plotësisht në luftën kundër zjarrit. Po në këtë vit, kjo kompani nisi të ndërtojë dhe mjetet të posaçme për këtë aktivitet të rëndësishëm.
Nisja e prodhimit në këtë periudhë, i ka bërë tanimë prodhimet e bëra me dorë më të vjetrat në botë. Para rreth 50 vitesh, drejtues të kompanisë Gimaex u bënë të parët ndërtues të mjeteve HazMat, ose automjetet të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për të shuar një zjarr.
"Në Gjermani krijuan të parin mjet zjarëfikës. Ka qenë viti 1964", thotë Harris Murtesiq, përfaqësues i Gimaex në Tiranë. Ai shton më tej se, "prej vitesh ka prodhime të ngjashme të këtij mjeti, por ne ngelemi të parët, duke qenë gjithnjë një hap përpara konkurrentëve". Pas eksperiencave të suksesshme në shuarjen e zjarreve, kompania Gimaex nisi të operojë dhe në menaxhimin dhe përmirësimin e ambienteve të përfshira në katastrofa.
Të njëjtat koncepte si ato në ndërtimin e mjeteve zjarrfikëse u përdorën dhe për të krijuar departamentin e menaxhimit të katastrofave. Përfaqësuesi i Gimaex, i pranishëm në panairin Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group sqaron se në këtë fazë të zhvillimit të Gimaex, veç mjeteve të posaçme për këtë qëllim u përfshinë dhe programet për të trajnuar personelin.
Një tjetër datë historike në kompaninë Gimaex është edhe prodhimi i mjeteve më moderne HazMAt. Kështu, një kamion i ri "Easy Opening System" ishte koncepti i ri i kompanisë në vitin 1978. Për t'ju përshtatur punës së një zjarrfikësi, apo stafit në rast emergjencash civile dhe ushtarake, kompania Gimaex pa të nevojshme dhe zhvillimin në teknologjinë e komunikimit dhe lëvizjes. Për t'iu përshtatur terreneve të ndryshme, zhvillimit të zonave urbane dhe modernizimit të qendrave të banuara, Gimaex, në vitin 1970 prezantoi njësitë e lëvizshme të cilat rezultuan mëse të suksesshme.
Një kuriozitet i vlefshëm për të treguar eksperiencën, punën dhe cilësinë e kompanisë Gimaex është ai që, deri në vitin 1960, kjo kompani ka qenë e vetmja që prodhonte shkallë lëvizëse dhe tavolina ngjitje në lartësi.
"Kjo kompani ishte dhe është e para në tregun e prodhimit të mjeteve zjarrfikëse në Francë dhe Evropë", thotë Harris Murtesiç, përfaqësues i Gimaex në Panairin Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group.
Për më shumë se 125 vjet, GIMAEX ka dizenjuar dhe ndërtuar modelet më të fundit të zjarrfikësve. Përkrah tyre, janë zhvilluar e ndërtuar dhe pajisjet e nevojshme për një zjarrfikës.
"Këto janë shumë vjet…shumë eksperiencë, - thotë Murtesiç dhe shton: "Si pjesë e fakteve, po ju them që shumica e stafit tonë ndër vite ka qenë pjesë e zjarrfikësve vullnetarë dhe e skuadrave të qyteteve të ndryshme. Shumë prej tyre akoma vazhdojnë ta bëjnë këtë punë. Ata kanë qenë në fronte të ndryshme duke luftuar me flakët e zjarrit. Ata e dinë më së miri se çfarë duhet të bëjnë. Gimaex shpërndan e shet mjete kudo, nga Singapori në Berlin, nga Parisi në Feniks. Ne jemi këtu për tu shërbyer ju, që ju të mund të shpëtoni të tjerët, t'u shërbeni duke i ndihmuar në raste fatkeqësish", thotë Harris Murtesiç, përfaqësues i Gimaex në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group.
e.r/NOA