English

Operacioni "Kasaforta", kapen dy grabitësit e kartave telefonike me vlerë 12 milionë lekë

Durrës, 28 nëntor, NOA - Pasi dëmtuan murin e pasëm të një dyqani, dy persona kanë mundur të vjedhin prej tij një sasi të madhe karta rimbushëse "Vodafon", "A.M.C", "Eagle" si dhe karta Dixhitale, telefona celularë, të cilat kapin një vlerë prej 12.000.000 lekësh si dhe 500 mijë lekë cash.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit, të cilat pohojnë se kanë mundur tashmë që t'i vënë në pranga autorët e kësaj grabitje në kuadër të operacionit të koduar "Kasaforta".

Ata mësohet se janë 21-vjeçari Arbër Bardhi dhe 19-vjeçari Sali Ndregjoni, që të dy lindur dhe banues në Durrës, ndërsa dyqani i grabitur është në pronësi të 51-vjeçarit Agron V.

Ndërkaq, në kontrollet e kryera në banesat e autorëve janë gjetur një sasi kartash telefoni "Vodafon", "A.M.C" "Eagle" karta dixhitale me vlere rreth 6.000.000 lekë, si

dhe një arme zjarri tip pistoletë "Zastava" me silenciator.

Por edhe një sasi prej 150.000 lekë si dhe një autoveture tip "Alfa Romeo" me targa BJ223JF, të falsifikuara dhe pa dokumentacion të rregullt i përdorur nga autorët gjatë kryerjes së grabitjes.

Kurse nga kontrolli i ushtruar në banesën e Alfred Skonjës u gjetën dhe sekuestruan një sasi kartash telefoni me vlere totale prej 5.000.000 lekësh si edhe tre telefona celulare e një sasi prej 300.000 lekë.

Kurse në banesën e Arbër Bardhit, i cili njihet me pseudonimin "Kosovari" në garazhin e pallatit është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një bombë me telekomandë (celular), e cila është çaktivizuar nga forcat e specializuara të rendit.

Më pas, kanë bërë shpalljen në kërkim policor të Ismail Deshukës dhe Alfred Skonjës dhe po vazhdon puna për kapjen e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE