English

Plagoset duke u përplasur pas një peme, kampioni i botës në golf Tiger Voods

Florida, 28 nëntor, NOA - Kampioni i botës në golf, i njohuri Tiger Voods u dëmtua gjatë një aksidenti në Florida, pasi u përplas me një pemë ku airbegët nuk funksionuan.

Sipas të dhënave të transmetuara nga mediat britanike, për fat ai doli në gjendje të mirë shëndetësore nga spitali pas marrjes së mjekimeve dhe kujdesit të veçantë të mjekëve.

"Voods pati një dëmtim në fytyrë dhe me sa kuptova nuk ishte një dëmtim serioz. Ai u dërgua në spitalin e Shëndetësisë Qendrore, ku u trajtua nga mjekët dhe më pas doli nga spitali", deklaruan burimet policore lidhur me këtë aksident.

Ai njihet si është një nga sportistët më të pasur në botë dhe një kampion absolute në golf i cili ka fituar 71 ture të PGA-së në golf.

Ndërkaq, ai u rikthye sërish në shkurt në fushën e lojës pas tetë muajsh ndërprerje pasi iu nështruar një operacioni kirurgjikal në gju.

n.e/NOA

KOMENTE