Tiranë, 28 nëntor NOA - Tekniku i Fiorentinës Çesare Prandeli kërkon nga lojtarët e tij të harrojnë për momentin kualifikimin në Champions League dhe të përqendrohen tek ndeshja e së dielës me Interin.
"Do të japim maksimumin në 90 minuta që do të luajmë në Milano", - ka deklaruar sot Prandeli.
Kjo ndeshje për teknikun e Fiorentinës është mjaft e rëndësishme sepse për të është momenti që ekipi i tij të tregojë një vazhdueshmëri në lojën që kryen.
Edhe pse Inter ka mungesa prapë ai mbetet një nga ekipet më të fortë të kampionatit, dhe Prandeli kërkon që loja e kryer nga lojtarët e tij të jetë e një niveli sa më të lartë.
Gjithashtu ai shpreson shumë tek rikthimi i Jovetiç, lojtar i cili ka dhënë shumë këtë sezon te Fiorentina.
r.b/NOAÂ