English

Presidenti Topi: 28 Nëntori është një ditë që na lejon t'i drejtohemi të ardhmes

Tiranë, 28 nëntor, NOA - 28 Nëntori, përveçse është një ditë që na kujton për të kaluarën historike dhe të lavdishme të kombit tonë, në të njëjtën kohë është një ditë që na lejon t'i kthehemi më shumë të ardhmes.

Një deklaratë të tillë, presidenti i Republikës, Bamir Topi e ka bërë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e ditës së 28 nëntorit, ditë e shpallur zyrtare kjo nga demokratët edhe si ajo e Çlirimit të kombit, përveçse pavarësisë.

"Sot Shqipëria është një vend më i sigurt, është një vend anëtar i NATO-s", ka thënë ndër të tjera presidenti i Republikës, duke sjellë në vëmendje faktin se 97 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 65-vjetorit të fitimit të Luftës Nacional-Çlirimtare, Shqipëria është një vend i lirë dhe i sigurt në duart e shqiptarëve.

n.e/NOA

KOMENTE