English

Presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe Topalli homazhe te varrezat e Dëshmorëve

Tiranë, 28 Nëntor, NOA - Në përkujtim të ditës së 28 Nëntorit, e cila për demokratët sinjifikon jo vetëm atë të Pavarësisë, por edhe të Çlirimit të vendit, presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryeparlametarja Topalli janë duke zhvilluar së bashku homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Të tre autoritetet e larta të vendit janë duke vendosur aktualisht kurora me lule të freskëta në monumentin e Nënës Shqipëri që ndodhet në këto varreza, në përkujtim të luftës çlirimtare të vendit, njëkohësisht edhe të të rënëve të saj.

Pas këtij momenti, kanë mbajtur heshtje nën orkestrimin prej bandës së himbit kombëtar shqiptar.

Të pranishëm në ceremoni janë edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, por mungojnë përfaqësuesit e lartë të opozitës, për të cilët është dita e 29 Nëntorit ajo që sinjifikon sipas tyre ditën e Çlirimit të vendit e për këtë, pritet që ata këtë rit ta zhvillojnë ditën e nesërme.

n.e/NOA

KOMENTE