Vlorë, 28 nëntor, NOA - Dita e 28 Nëntorit, e cila është dita e Pavarësisë së kombit shqiptar, për fat të keq e gjen vendin tonë një moment dramatik, në atë të kërcënimit serioz të lirisë.
Një deklaratë të tillë e ka bërë nga Vlora, ku ndodhet për të përkujtuar Ditën e Flamurit, kryesocialisti Edi Rama, i cili si përfaqësues i opozitës e njeh 28 Nëntorin vetëm për këtë festë, ndërsa nesër do të përkujtojë ditën e Çlirimit.
"28 Nëntori përbën një gur themeli për shtetin shqiptar", tha ai në ceremoninë e veçantë të zhvilluar në Vlorë për ditën e Pavarësisë.
Duke kaluar në politikën aktuale të vendit, ai tha se detyrimi për mbrojtjen e votës mbetet më i madhi dhe se ai nuk do t'i mbyllë sytë ndaj parimeve të shenjta të kombit.
"Berisha gjendet para faktit të rëndë dhe ai po kapërcen kufijtë, ai është një diktator i regjimit të vjetër", tha Rama.
Duke shtuar më tej se Berisha zbërthen fjalime ogurzeza, porse politika e shpifjeve është e diskretituar në Shqipëri.
"Aleanca jonë e madhe është një lëvizje popullore" e mbylli ai deklaratën e tij duke përmendur aksionin politik të opozitës në emër të mbrojtjes së votës së lirë.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â