Uashington, 28 nëntor, NOA - Pas kritikave të Organizatës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënuan Iranin me pasoja.
Ato kanë deklaruar se votimi i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të censuruar Iranin tregon rritjen e mungesës së mosbesimit ndaj pretendimit të Teheranit se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po kalon koha e diplomacisë për programin bërthamor të Iranit dhe se "durimi e ka një kufi".
Ndërkaq, bëhet me dijeni se Këshilli i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, IAEO, miratoi një rezolutë kundër Iranit.
25 prej 35 vendeve të forumit votuan për një dokument të përpiluar nën drejtimin e Gjermanisë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Masa, e cila është e para e këtij lloji në katër vjet kundër Iranit, pasqyroi rritjen ndërkombëtare të padurimit ndaj refuzimit të Iranit për të pranuar planin që dukej sikur do ta pranonte deri para dy muajsh dhe i cili do të zbuste dyshimet mbi programin e tij bërthamor.
Sipas propozimit të shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Muhamed El baradei, Irani do ta dërgonte jashtë vendit shumicën e uraniumit të tij të pasuruar që ka mbledhur në këmbim të karburantit të pasuruar për reaktorin studimor mjekësor në Teheran.
n.e/NOA
Â