Tiranë, 28 Nëntor NOA - Një seminar i ndërmarrë nga Shoqata e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano - Shqiptare dhe SPRINT! Marketing and Management Consulting u zhvillua sot në kuadrin e panairit Klik Ekspo Group. "Shtrembërimi i Konkurrencës", si seminar mblodhi shumë biznese të interesuara për tregje të shëndosha.
Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës vlerësuan nismën e zhvilluar përgjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ata u shprehën se do të mbështesin çdo iniciativë për ruajtjen e konkurrencës dhe tregje të ndershme.
I pranishëm, për të vlerësuar nismën ishte dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Dorchardt. Në bashkëbisedimin e tij me pjesëmarrësit në panel ambasadori Borchard tha se, ruajtja e konkurrencës së ndershme është ndihma më e madhe për bizneset. Gjithashtu, ambasadori gjerman vlerësoi organizimet e Klik Ekspo Group.
e.r/NOA