Tiranë, 28 nëntor, NOA - Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, ditën e saj Kombëtare, e quajtur ndryshe edhe si "dita e Flamurit".
Për këtë ditë prej vitesh është debatuar nëse duhej të njihej edhe si festa e Çlirimit të vendit, e cila për dekada me radhë është shenjuar në 29 Nëntor.
Megjithatë një pjesë e popullsisë, por edhe e politikës, ende nuk arrin që t'i ndajë dot këto dy data duke vazhduar t'i përkujtojë ato si dukur.
Manifestime dhe aktivitete të shumta janë parashikuar të zhvillohen sot në kryeqytet, por edhe në rrethe të ndryshme të vendit, në përkujtim të festës kombëtare të shqiptarëve.Ajo përkon me 97 vjet më parë, kur në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 nga plaku i urtë, Ismail Qemali.
Ndërkaq, urime të shumta i kanë mbërritur shtetit shqiptar nga autoritete të larta ndërkombëtare më rastin e festës kombëtare e të tilla pritet të mbërrijnë edhe ditën e sotme.
Kështu, i përzemërt ka qenë urimi i dërguar nga presidenti i SHBA-ve ndaj homologut të tij Topi, me anë të të cilit uronte gjithë shqiptarët për këtë ditë të madhe.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar në urimin e tij se "Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë".
n.e/NOA