English

Topalli: Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria me një realitet të ri historik

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Një rrëfim i veçantë artistik, një retrospektivë për historinë e Shqipërisë në periudhat para, gjatë dhe pas pavarësisë, u shfaq sot në Tiranë, në ditën e flamurit, 97 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.

E ardhur përmes një simbolike të veçantë, në mjediset e ish-muzeut të diktatorit Hoxha, në një stil modernist, ku në sfond projektoheshin foto dhe dokumente të rralla historike.

Në shown katërdimensional, historia e Shqipërisë vjen në ndriçimin, zërin, imazhin dhe dokumentet e fakte të papublikuara më parë nën një këndvështrim realist.

Aktiviteti ishte organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me gazetarin Ben Andoni, Arkivën e Shtetit, Akademinë e Arteve dhe në kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit.

Ekspozita e konceptuar me leximet e fjalimeve dhe korrespondencave të rilindësve, albanalogëve, figurave politike më të shquar, sillte në një dritë të re realitetin e kohërave të vështira, para dhe pas krijimit të shtetit në 1912, luftërave ballkanike, vendosjen e monarkisë, luftën e Dytë Botërore, periudhën e diktaturës komuniste, rrëzimin e saj, dhe Shqipërinë demokratike, për të kulmuar në zhvillimet e fundit historike, anëtarësimi në NATO dhe integrimin e pritshëm në BE.

Kryetarja e Kuvendit, zgjodhi të nisë mesazhin e saj për këtë aktivitet, përmes vargjeve të himnit të poetit të madh kombëtar Gjergj Fishta.

Topalli e cilësoi këtë aktivitet artistik si rrëfimin më të veçantë që është bërë ndonjëherë gjatë këtyre viteve, për ditën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Kryetarja e Kuvendit tha se 28 Nëntori nuk është vetëm ditë feste, është ditë premtimi dhe ditë amaneti. të kësaj rruge të vështirë në këtë moment kaq të bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

e.r/NOA

KOMENTE