Tiranë, 29 nëntor NOA/UPDATE - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta pas përfundimit të homazheve sot pranë monumentit "Nënë Shqipëri" iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për situatën politike.
Pyetjes se gazetave se pavarësisht se flitet për një aleancë me NATO-në dhe një Shqipëri Evropiane, ka një Kuvend të bojkotuar nga opozita dhe proceset nuk vazhdojnë, Meta iu përgjigj se "mendoj se të gjithë duhet të ngrihen mbi interesat e vogla, aq më tepër mbi egot për pushtet dhe duhet ët respektojnë pikërisht vullnetin e qytetarëve shqiptarë, duhet të respektojnë Kushtetutën e vendit, e cila është bërë me referendum nga populli shqiptar dhe duhet të sillen në mënyrë evropiane përderisa kemi hyrë në një moment të ri, atë të përgatitjes për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Mendoj që çdo sjellje destruktive, jo vetëm nuk i shërben interesave të vendit, por as interesave të atyre që kanë votuar për një opozitë demokratike"
Ndërkohë që iu pyetur për replikat me karakter personale mes liderëve politikë të PS-PD, Meta iu përgjigj se "është plotësisht e sigurt se sjellja destruktive e lidershipit të opozitës nuk i shkon për shtat një opozite në një vend anëtarë të NATO-s dhe një opozite në një vend që hyn në proces anëtarësimi me Bashkimin Europian"
"Mos shikoni vetëm pasojat, por edhe shkakun dhe me këtë rast do i ftoja të gjithë që të heqin dorë nga etiketimet e panevojshme të karakterit personale dhe këtë në radhë të parë duhet ta bëjë kryetari i PS-së dhe natyrisht më pas dhe kryeministri dhe gjithë të tjerët. Është koha për të forcuar institucionet demokratike, është koha për përqendruar energjitë në procesin e integrimit evropian dhe ju e dini se mazhoranca ka qenë dhe është gjithmonë e hapur që në këtë proces të jenë të përfshirë dhe opozita, gjithë ekspertët e saj, dhe gjithë kapacitetet e saj" tha Meta.
k.k/NOA
Â
Â