English

Berisha në Pogradec: Integrimi është e ardhmja, mafia është e shkuara

Pogradec, 29 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në Inaugurimin e rikonstruksionit të shkollës 9 vjeçare "Demokracia" dhe ndërtimit të kopshtit të ri në fshatin Stropckë të Pogradecit.Â

Kryeministri garantoi se investime të tjera edhe më të fuqishme do të bëhen realitet në këtë fshat dhe fshatra të tjerë të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë, në vitet që vijnë.

"Shkolla që sapo inauguruam me vendim të këshillit të komunës është quajtur shkolla "Demokracia". Nuk ka emër më të bukur, më kuptimplotë, për të nderuar, së pari veprën dhe sakrificën tuaj, kontributin e gjithsecilit prej jush gjatë këtyre 18 viteve në ndërtimin e një sistemi demokratik në Stropckë, Pogradec dhe mbarë Shqipërinë" u shpreh Berisha

"Ne inaugurojmë shkollën "Demokracia" në Stropckë në prag të 8 dhjetorit, ditës së bardhë, ditës së madhe, ditë e cila çeli për ne shqiptarët dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit, ditë e cila çeli për çdo shqiptar dyert mbyllura të Evropës dhe Perëndimit. 8 dhjetori çeli për ne të gjithë së bashku dyert e mbyllura të besimeve fetare, 8 dhjetori solli besimet, solli Muhametin, solli Krishtin, solli besimin e një shoqërie të bazuar mbi vlera.

Në përpjekjen tonë pas 18 viteve ia dolëm të mblidhemi në këtë shesh si vend anëtar i NATO-s, dhe kjo përbën arritjen më të madhe për sigurinë e këtij vendi dhe të këtij kombi në të gjitha kohërat.

Ne do të festojmë 8 dhjetorin si një vend që ka zhvilluar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe kjo është arritje historike. Ne që shembën murin e Berlinit, diktaturën më të egër në Evropë, iu rikthyem shqiptarëve votën, institucionin e lirisë të saj, si zemrën e demokracisë shqiptare" shtoi të tej Berisha.

Kryeministri nga Pogradeci nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarët e tij politik duke theksuar shprehje sipas tij, të tyre.

"Në këto kohëra integrimesh të mëdha dalin zëra të cilët thërrasin se nuk na duhen të huajt, nuk na duhen ndërkombëtarët, do të qeverisim vetë. E vërteta është krejtësisht e kundërta. Ne na duhen të huajt dhe na duhen shumë.

Të deklarosh në këto kohëra se nuk na duhen ndërkombëtarët nuk bën gjë tjetër veçse , vetëm deklaron të kundërtën e asaj që kërkojnë 95 % e shqiptarëve, të cilët e deklarojnë integrimin e vendit në Evropë si ëndrrën e tyre më të bukur.

"Nuk na duhen të huajt, nuk na duhen ndërkombëtarët" është motoja e aleancës punisto-mafioze, e cila nuk ka asnjë interes familjar, shoqëror, asnjë interes qytetar, përveç se pasurimit marramendës kriminal të saj.

Integrimi është e ardhmja, mafia është e shkuara, ne do të ecim të sigurt drejt Evropës" përfundoi Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE