English

Berisha: Nuk tërhiqem nga deklaratat për Edi Ramën, janë akte të papranueshme

Tiranë, 29 Nëntor NOA - Kryeministri Sali Berisha doli sot në mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku për 45 minuta rresht ka folur kryesisht për reagimet që erdhën pas fjalimit të tij të enjten në Parlament ku sulmoi Edi Ramën si asnjëherë tjetër.

Berisha tha se aktet e Edi Ramës janë të dënueshme me ligj dhe se denoncimi që i bëri në sallën e Kuvendit ishte si mision në mbrojtje të vlerave të shqiptarëve.

"Unë ju siguroj se kam bërë detyrën time në mbrojtje të nënave, bashkëshorteve dhe motrave shqiptare kund dhunës në familje", - qartësoi Berisha qëndrimin e tij.

"Është një detyrim i madh moral mbrojtja e nënës, motrës, familjes", tha Berisha lidhur me akuzat për mënyrën sipas tij që Rama ka trajtuar familjen e tij dhe shtoi"

"Nëse një qytetar i thjeshtë do të kryente ato akte cfarë do të thoshit? Po kur i kryen këto akte një personalitet a duhen konsideruar ato?.

Këtu Berisha premtoi se "unë nuk do të hesht kurrë para akteve të papranueshme", pasi i cilësoi si "makabër" dhe theksoi se në cdo vend të botës, të tilla akte janë të dënueshme.

Berisha rikujtoi se Rama ka nxjerrë nudo gruan e tij në plazhe publike duke vlerësuar se nuk mund të ketë privatizim në mjedise publike.

Po ashtu Berisha përmendi edhe një herë se Rama ka akuzuar të atin e tij se ishte babai i djalit të tij me të shoqen Matilda Makoci.

Kurse nuk la pa përmendur se e ëma e ka kuruar për dhjetë vjet rresht Edi Ramën për sëmundjen e skizofrenisë.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE