English

Bumçi dhe Noka: Rama të çlirohet nga kapja e mafies dhe t'i japë fund bojkotit

Tiranë, 29 nëntor NOA - Deputetët e DD-së, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka kanë dalë sot në një konferencë për shtyp ku pasi kanë mbështetur akuzat e kryeministrit Berisha ndaj kreut të opozitës Edi Rama, i kanë bërë thirrje PS-së të ndërpresë bojkotin për tu rikthyer në Kuvend.

Deputeti Flamur Noka gjatë konferencës i ka bërë thirrje kreut të opozitës të mos përdorë deputet e qarkut të Kukësit për interesat e tij personale duke shtuar se ata po përdoren nga person i sëmurë psikik.

Më tej Noka ka mbështetur akuzat personale të kryeministrit Berisha ndaj Ramës. Madje ai ka përforcuar akuzat duke deklaruar se Rama ka dhunuar bashkëshorten e tij duke u shprehur se asnjë person nuk bën veprime të tilla, ndërsa nuk hezitoi ti bënte thirrje opozitës të futet në Kuvend.

Nga ana e tij edhe deputeti tjetër demokrat Aldo Bumci ka deklaruar se bojkoti i opozitës është në interes të klanit të tokave duke i bërë thirrje Ramës të çlirohet nga kapja e mafies.

Bumçi i ka kërkuar kreut të opozitës të respektojë Parlamentin Evropian për t'i dhënë fund bojkotit dhe të kthehet në Kuvend.

k.k/NOA

KOMENTE