Durrës, 29 nëntor NOA - Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka kanosur me armë bashkëqytetarin e tij.
Ngjarja ndodhi dy net më parë në Durrës kur 67-vjeçari Gezim Haxhillari, dyshohet se ka kërcënuar me jetë 40-vjeçarin Behar.T.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes dy burrave.
Pas fjalëve fyese të ndërsjella, 67-vjeçari ka rrëmbyer nga banesa e tij një armë automatik dhe ia ka drejtuar kundërshtarit të tij duke e kanosur.
Policia e njoftuar për ngjarjen është vënë në lëvizje duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kanosjes.
Haxhillarit iu gjet dhe iu sekuestrua një automatik model 56, dy gëzhoja, një çante me 205 copë fishekë model 56 të cilat ai i mbante pa leje.
k.k/NOA