Tiranë, 29 nëntor NOA - Lëvizja G99 më anë të përfaqësuesit të saj, Genci Kojdheli i kërkoi sot maxhorancës t'i japë fund hipokrizisë dhe përpjekjeve të turpshme për t'u treguar patriote, sa herë që ka nevojë të largojë vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit.
Deklaratën e tij Kojdheli e ka bërë gjatë një konferencë për shtyp ku uroi shqiptarët 28 dhe 29 Nëntorin dhe Jemi sot këtu, së pari për t'i uruar gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit të vendit fshihet sa herë që ndodhet në vështirësi. Sipas G99, falsiteti i këtij patriotizmi qeveritar shihet qartazi tek marrëveshjet e fshehta për të falur ujërat territoriale të vendit, tek ndërtimi i rrugëve elektorale që çahen në muajin e parë të punës apo i tuneleve patriotikë që shemben nën peshën e korrupsionit. Kojdheli përmendi si shembuj të këtij, sipas tij pseudo-patriotizmi të turpshëm dhe skandaloz, edhe zhurmnajën e pavlerë të qeverisë për të sjellë në Shqipëri kockat e Nënë Terezës, apo përpjekjet qesharake të Ministrit të Kulturës për të kthyer në atdhe eshtrat e Ismail Qemalit!
"Sot do të ishte patriotike që shqiptarët të mos ishin populli më i varfër në Evropë, që të mos listoheshim si vendi më i korruptuar në kontinent, që të mos vuanim akoma për ujë e për drita, që të mos kishim sistemin arsimor e shëndetësor më të pazhvilluar në rajon, të mos krahasoheshim me vendet e botës së tretë për lirinë e medias, e të mos kishim 60% të popullsisë që do të largohej nga Shqipëria në rastin më të parë që do tu jepej" tha Kojdheli.
G99 i bëri thirrje maxhorancës qeverisëse që të mos jetë patriotike e atdhedashëse vetëm një herë në vit apo sa herë që përballet me skandale e kriza politike, por të kuptojë se patriotizmi më i madh e i vërtetë është ai që i shërben interesave të gjithë shqiptarëve e jo kastave të veçanta, interesave të demokracisë dhe jo të despotizmit, interesave kombëtarë e jo atyre personale.
k.k/NOA