Tiranë, 29 nëntor NOA - Në ditën e çlirimit të vendit, Kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur kurora me lule në memorialin "Nënë Shqipëri" në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Në këtë ditë të çlirimit të vendit, pranë këtij memoriali ishin mbledhur edhe veteranë të cilët përkujtuan miqtë, shokët, të afërmit që ranë dëshmorë 65 vjet më parë.
Në këtë ceremoni nën tingujt e marshit përkujtimor vendosën kurora me lule shumë figura të spikatura të jetës politike dhe shoqërisë civile.
Deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë, ish presidenti Rexhep Mejdani, drejtues të partive të majta Skënder Gjinushi e Paskal Milo, ish drejtues të LSI, Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi, Mustafa Muci, kujtuan sot në heshtje veprën e madhe të dëshmorëve.
Deputetët e tjerë të Partisë Socialiste kanë qenë në qarqet në të cilat janë zgjedhur deputetë për të Â zhvilluar homazhe në nderim të të rënëve në luftë për çlirimin e atdheut në këtë 65 vjetor.
k.k/NOA