English

PS, Ligori: Pa hapjen e kutive s'ka zgjidhje veç zgjedhje

Tiranë, 29 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Shega Ligori ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka kërkuar hapjen e kutive.

"Hapni kutitë, mjaft e mbajtët peng me rrena këtë popull! Nuk ju shpëton nga e vërteta mali me rrena që po ndërtoni me urdhër të ustait tuaj për t'i zënë sytë, e hequr mendjen popullit nga grabitja fatale që keni bërë në 28 qershor" ka reaguar publikisht Ligori pas deklaratës së deputetes Pernaska e cila ka hedhur akuza mbi Ramën.

"Kutitë dhe vetëm kutitë janë halli i madh që ju bën të flisni përçart për Edi Ramën e opozitën me shpresën e kotë se populli do të harrojë kutitë.

Kutitë dhe vetëm kutitë janë kërkesa jonë në emër të opozitës. Hapni kutitë ose ikni bashkë me kutitë nga pushteti, ku populli opozitar nuk ju lë të sundoni me vota të vjedhura!

Pa hapjen e kutive s'ka zgjidhje, po vetëm zgjedhje" përfundoi Ligori.

k.k/NOA

KOMENTE