English

PS, Shalsi: Berisha mos u mbulo me kukullat që përsërisin shpifjet por hap kutitë

Tiranë, 29 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi reagoi sot pas deklaratës së dy deputetëve të PD-së, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka duke deklaruar që të hapin kutitë dhe të mos merren me shpifje.

"Ligji sanksionon 29 nëntorin si datë të çlirimit por Sali Berisha është një punist që siç hyri kundravajtje në Partinë Demokratike ashtu është në kundravajtje dhe sot teksa nxjerr flamurët e lulet e tij për të ndotur shtëpitë e shqiptarëve me baltë shpifjesh në ditë feste" u shpreh Shalsi.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit, Sali Berisha të hap kutitë.

"Hap kutitë se atë krim që mban fshehur aty kundër kushtetutës e ligjit nuk e mbulon dot me malin e shpifjeve që papagajtë thonë kur i nxjerr para shtypit, as kur kukullat e shtëpisë tënde përsërisin shpifjet para kamerave. Kutitë Sali Berisha, hap kutitë ose ik bashkë me to" përfundoi Shalsi.

k.k/NOA

KOMENTE