Kavajë, 29 nëntor NOA - Një grua i ka dhënë fund jetës menjëherë pas konfliktit të ashpër që pati me të shoqin dhe nënën e tij në banesën e tyre në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen 6, ku është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë 41-vjecarja Ermalinda Lika.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale si dhe nga deklarimet e familjareve u konkludua se vetëvrasja ka ardhur menjëherë pas sherrit në familje.
"Flijimi erdhi pas një debati për motive të dobëta me bashkëshortin e nënën e tij dhe  në kushtet e depresionit, është mbyllur në dhomën e saj ku ka qëlluar veten me armë pistoletë, tip "Makarov", e cila ishte e bashkëshortit të saj me detyrë oficer në Repartin e Komandës së Forcave të Bashkuara", - sqaroi policia.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë model.59, tip "Makarov", me nr.BO 1516, me 6 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.
Policia tha se materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë.
e.r/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â