Tiranë, 30 nëntor NOA - Me rastin e 28 nëntorit, festës Kombëtare të Shqipërisë Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë mesazhe urimi nga personalitete ndërkombëtare dhe kryetarë shtetesh.
"Puna jonë është kyçe në shumë fusha me interes të ndërsjellë nga paqeruajtja e deri tek ruajtja e të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i një bote më të begatë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Ndërsa ndjekim këtë mision, na jep zemër fakti se Kombet e Bashkuara mund të mbështeten në kontributet, përkushtimin dhe mbështetjen e Shqipërisë" shkruan në mesazhin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Sipas zyrës së shtypit të presidentit, urimet më të mira e të përzemërta për zhvillim e prosperitet, mirëqenie e stabilitet të popullit shqiptar, Presidenti i Republikës ka marrë dhe nga homologu i tij kroat, Stjepan Mesiç, nga homologët e Maqedonisë, George Ivanov, së Sllovenisë, së Turqisë, Polonisë etj.
k.k/NOA