English

Filmi "Lindje-Perëndim-Lindje" sot në "Festivalin Ndërkombëtar të Filmit 2009"

Tiranë, 30 nëntor, NOA Nga Milena Selimi - Vazhdojnë sot në kryeqytet ditët e filmit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit 2009.

Projeksionet e filmave dokumentarë, me metrazh të gjatë dhe të shkurtër jepen në sallën "Kadri Roshi" të TK-së dhe në kinema Imperial.

Programi i paradites së sotme të TIFF-it ka në përmbajtje 11 filma me metrazh të shkurtër. Mbrëmja është menduar nga organizatorët për projeksionin e filmave me metrazh të gjatë të konkurrimit dhe të programit special.

"Ushtarët e panjohur" ka radhën sot pasdite në orën 17.00 në TK. Një dokumentar nga regjisori gjeorgjian Shalva Shengel, i cili do të pasohet nga filmi shqiptar i regjisorit Gjergj Xhuvani, Lindje-Perëndim-Lindje" në orën 18.30 ,i vetmi film shqiptar në konkurrim në seksionin e filmit të gjatë artistik.

"Bastardë të palavdishëm" i regjisorit Quentin Tarantinos konkurron në TIFF në Programin Special. Shfaqet sot në Kinema Imperial, ora 20.30.

KOMENTE