English

Gjykata e Drejtësisë, Jeremiç: Luftë e madhe ligjore për Kosovën

Hagë, 30 nëntor, NOA - Vetëm një ditë para marrjes në shqyrtim të çështjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Ai ka vlerësuar se procesi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në këtë gjykatë është "procesi më i madh në histori" dhe "njëra nga betejat më të rëndësishme juridike dhe diplomatike në luftë për Kosovën". "Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por në anën tonë janë e drejta ndërkombëtare dhe drejtësia", tha Vuk Jeremiç, sot në Beograd, para nisjes për në Hagë, ku nesër fillon shqyrtimi lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, pala kosovare duket edhe ajo mëse e angazhuar për këtë proces, duke deklaruar se do të japë maksimumin e saj për të bindur autoritetet e larta gjyqësore se pavarësia e vendit të tyre është e ligjshme dhe se duhet mbështetur nga ndërkombëtarët.

n.e/NOA

KOMENTE