"Nazim Bllaca nuk është një fëmije, por një qenie (nuk mund ta quaj kurrë burrë një kriminel të tillë) e pjekur dhe me përgjegjësi të plotë ligjore"
Nga Hamdi Dega, Nju Jork*
Nazim Bllaca, nga fshati Ribar i Madh, ka pranuar se është autor i një vrasjeje dhe se ka marrë pjesë edhe në 17 raste të tjera që nga vrasjet, rrahjet dhe shantazhet. Ai nuk ka dashur ta publikojë emrin e të vrarit, duke thënë se kjo është e ditur për prokurorinë e EULEX-it.
"Kam punuar për strukturat e SHIK-ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet", ka thënë Bllaca.Â
Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se i janë ofruar edhe shuma të mëdha parash, prej 400 mijë deri në 600 mijë euro, vetëm e vetëm që të mos i bëjë publike këto informata.Â
Ndërsa deputetët e LDD-së, Adem Salihaj dhe Gani Geci, në një konferencë për media ua kanë shpërndarë gazetarëve CD-në me dëshmitë për vrasjet e pasluftës në Kosovë në mënyrë që populli ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur dhe kush janë vrasësit.Â
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Nazim Bllaca nuk është një fëmije, por një qenie (nuk mund ta quaj kurrë burrë një kriminel të tillë) e pjekur dhe me përgjegjësi të plotë ligjore.  Është nje qenie çnjerëzore qe pohon me gojën e vet se ka kryer vrasje me pagese! Siç nuk e pohon por siç del ashiqare nga fjalët e tij, Nazim Bllaca është paguar edhe per kete mashtrim kriminal. Pse?  Se pari, nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston asnjë strukture ligjore me emrin SHIK ne Kosovën ku ne vitet 1999 - 2003 ndodhej nen sundimin e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe jo te Azem Syles e aq me pak te dhëndrit te tij, qe ndofta ne ate kohe nuk ka qene fare dhëndër!  Se dyti, duke qene ne gjendje te gjykoje veprimet e tij deri sa edhe te vrase, pse ky perbindesh nuk iu drejtua prokuroreve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë per te denoncuar urdhera te tille para se te kryente vrasjet!? A është me kollj te vrasësh apo te denoncosh urdherat e paligjshme per vrasje!?  Se treti, si mundet qe nje qenie e tille te kishte me te lehte terheqjen e kembezes se armes disa here per te vrare, per ti marre jeten nje njeriu apo shume njerëzve, sic pohon vete vrasësi me pagese, se sa ta denonconte urdhëruesin e vrasjes!?
 Aq me teper qe urdherdhenesi, sic e thote acik vrasësi Bllaca, nuk ka qene aspak Azem Syla por dhëndri i tij!!! Çfarë pergjegjesie ka vjerri per dhëndërin dhe aktet e tij. Sot e ke dhëndër neser e ke asgje, ndofta edhe armik sapo vazja te mos e mbaje me per burrë!
 Se katerti, si paska pasur me shume besim ky vrasës tek Gani Geci dhe Adem Salihu, te dy te anatemuar dhe perfolur per shume rrahje, provokime, plagosje e deri vrasje ne Kosovë para, gjate e pas lufte se tek dhëndëri i Azem Syles!? Mos valle pagesa e afruar prej ketyre ka qene me e larte!? nese po nga kane ardhur shuma te tilla marramendese jo per nje deputet te thjeshtë te Kuvendit te Kosovës me paga qesharake por edhe per nje sheik nafte te Arabisë!?Â
 Se pesti, si është e mundur qe nje përbindësh i tille te marre nje page qesharake per te vrare dhe nuk paska pranuar 400- 600 mije euro per te heshtur per krimin e kryer!? Heshtja është gjithnjë e shumë më e lehtë se vrasja sidomos kur është e perseritur dhe behet masive  Se pesti, nje kriminel i pashpirt qe pranon urdhra e para per te vrare do ta pranonte shume me kollaj para per te heshtur për vrasjet e kryera me dorën e vet! Gjithsesi është me kollaj dhe me me leverdi te heshtësh per krimin e rende te vrasjes se sa te vrasish me pagese, ti marrish jeten nje apo shume njerëzve, pra te kryesh vrasje masive. Vrasja masive është figura me e rende e krimit ne shkalle shtetërore dhe boterore dhe qe quhet genocid, veper qe është kompetencë ligjore e Gjykates Ndërkombëtare te Hages!?  Qe është vrasës me pagese Nazim Bllaca nuk ka aspak dyshim sepse e pohon vete me gojen e vet dhe perpara kamerave!  Ajo qe e kupton edhe nje femije është se Nazim Bllaca është edhe nje mashtrues me pagese per qellime te mbrapshta ne dem jo vetem te themeluesit, organizatorit, liderit te ish- UCK-se Z. Azem Syla, por edhe te reputacionit dhe lirise se Kosovës pikërrisht dy dite para shqyrtimit te ceshtjes se pavaresise se saj ne Hage!?
 Ajo qe kupton edhe nje bebe e jo me nje shqiptar i pjekur është se keto pohime jane nje sherbim me sa duket i paguar shume me shtrenjte se 400- 600 mije eurot e ofruara per te heshtur, nga strukturat e sherbimeve sekrete te Beogradit dhe sherbetoret e hafijet e tyre ne Republiken e Kosovës. Ne kete rast Nazmi Bllaca është jo vetem nje vrasës masiv e mashtrues masiv me pagese por edhe nje mercenar i hershem i UDB-es dhe Beogradit!  Me sa duket, Nazim Bllaca është nje vrasës çnjerëzor qe orvatet te vrase edhe te vërtetën. Pyetja qe shtrohet është: Sa shqiptare te pafajshem do te kete vrare ai me urdhrat e një strukture gjakatare si UDB-a!?Â
Vendi i krimineleve te tille është Haga! Drejtësia vonon por nuk harron!Â
Me rendësi është fakti qe me vetëdenoncimin e tij, sot Kosova ka jo vetëm një vrasës masiv me pagese, por edhe nje mashtrues te paguar e nje mercenar te Beogradit me pak!  Te tjerat do ti zbuloje drejtësia... Ajo vonon por nuk harron! Asnjë ligj bashkëpunimi, asnje kod penal kombëtar apo ndërkombëtar nuk mund të justifikojë vrasjen personale apo masive me pagesë!
(*) Dërguar nga autori. Lexoni rrëfimin e Bllacës: Rrëfimi shokues: Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje