Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 30 nëntor NOA- Komisioni Evropian lajmëroi se në datën 24 nëntor ka kryer një kontroll në selinë qendrore të kompanisë çeke të energjisë, "ÇEZ", pas dyshimeve se ajo mund të jetë përfshirë në praktika të paligjshme, me synim nxjerrjen e rivalëve jashtë tregut.
Kjo kompani vepron edhe në Shqipëri, pasi është pronarja e OSSH-së, pas privatizimit të saj vitin e kaluar.
Në njoftimin zyrtar, ekspertët e Komisionit Evropian lajmëruan se kontrolli i befasishëm është realizuar pas akuzave të kompanive rivale për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe rritje artificiale të çmimeve të energjisë elektrike në vend, por edhe në tregjet rajonale.
Edhe këtu në Shqipëri, ÇEZ ka kërkuar një rritje të çmimit të energjisë deri më 44,2 për qind, gjë që është vlerësuar si e ekzagjeruar nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti si dhe nga Avokati i Popullit Ermir Dobjani.
Por përfaqësues zyrtarë të kompanisë në Tiranë thanë se nuk kemi të bëjmë me një hetim të mirëfilltë, por me auditim i cili kryhet në mënyrë të përvitshme.
Ky proces nuk ka lidhje me Çez Albania, pasi kjo kompani operon në kushtet e monopolist në vendin tonë.
Megjithatë, përmes zëdhënëses, ÇEZ lajmëroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin e ekspertëve të KE-së për t'i shkuar deri në fund hetimeve, që sipas kompanisë, do t'i jepnin fund edhe spekulimeve për shkelje.
Kompania ÇEZ e kontrolluar nga shteti është prodhuesi kryesor i energjisë në Çeki, ndërsa ajo operon edhe në 15 vende të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë apo edhe Turqinë.
r.l/NOA
Njoftimi zyrtar ë CEZ që konfirmon kontrollin e KE
Inspectors of the Commission of the European Communities in CEZ
This morning inspectors of the Commission of the European Communities arrived at the head office of CEZ Group in Prague and at the seat of SeveroÄeské doly, a member company of CEZ Group. They presented the companies' representatives the Commission's decision ordering them to submit to the inspections under art. 20 (4) of Regulation 1/2003, and initiated the inspection forthwith.
As the reasons for the inspection, the European Commission stated that it had been informed that CEZ Group might have attempted to restrict development of the competition on the wholesale electricity market. In the concrete, the statement of the reasons mentions that CEZ Group might create obstacles for power plant projects of their competitors, that it might be involved in limitation of the trade in brown coal, and that it might influence the prices on the Czech wholesale electricity market.
We consider the inspection to be a logical consequence of the growth of CEZ Group which has currently been one of the largest European power engineering companies so is subject to the inspections as strict as the ones underwent by these companies. For instance, in 2006 the European Commission inspected 20 power engineering companies in 6 countries in this manner; in March 2009 it conducted a thorough inspection in EdF in France.
We believe that all the steps we make on the electricity market comply with all legal regulations, rules and good manners. Considering that the European Commission itself designated the Czech market as the most open in the EU, we believe that the inspection will arrive at the same conclusion.
Thus in this sense we welcome the inspection as an opportunity to dissipate the speculations spread by the competitors and the companies with whom we have a long-term business disputes. We presume that it is their information that inspired the Commission's inspection and that this information will be checked up.
CEZ Group provides the inspectors with maximum cooperation.
Ladislav KřÞ, spokesman of CEZ Group