English

Nazim Bllaca rrëfehet në polici për vrasjet që ka bërë me urdhër të SHIK

Prishtinë, 30 nëntor NOA - Ish punonjësi i SHIK-ut në kohën e luftës së Kosovës Nazim Bllaca, i cili ka bërë publike se ka vrarë një person dhe ka marrë pjesë në 17 vrasje të tjera është duke u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit nga policia e Kosovës.

"Me urdhër të Prokurorisë, Nazim Bllaca është shoqëruar për në intervistim.

Intervistimi i tij është ende duke vazhduar", ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, gjatë një konferencë ditën e sotme. Nazim Bllaca aktualisht ndodhet në polici dhe po merret në pyetje nga hetues të Policisë së Kosovës në lidhje me deklarimet e tij të një dite më parë se ka vrarë e torturuar persona gjatë periudhës 199-2003 kur ai ka qenë punonjës i SHIK-ut. "Zyrtarisht nuk kemi asnjë informacion në lidhje me arrestimin e Bllacit", thotë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse policia ka lëshuar fletarresti për Nazim Bllacën, i cili ka deklaruar se ka vrarë një person dhe ka torturuar 17 të tjerë. k.k/NOA

KOMENTE