English

Përballjet sfiduese të fundjavës, fitues dalin Milani, Barcelona, Bayerni dhe Çelsi

Milano, 30 nëntor, NOA - Fundjava ka dhuruar ndeshje dhe emiocione të mëdha për të gjithë tifozët e futbollit dhe ekipeve të mëdha me emër si Milani, Barcelona, Bayerni apo Celsi.

Milani nga ana e tij ka shënuar një fitore me rezultat prej 2-0 si mysafir i Catanias, për t'u ngritur në vendin e dytë në tabelë.

Fitorja u sigurua nga Klaas-Jan Huntelaar, i cili shënoi të dy golat në minutat shtesë, duke krijuar kështu emocione të mëdha në grupin e tifozëve të Milanit, të cilët nuk e prisnin një fakt të tillë.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 28 pikëve, një më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e tretë dhe shtatë më pak se Interi që prin në tabelë

Nga ana tjetër, Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultatin 1-0, duke mundësuar që pas kësaj fitoreje, ajo të rimarrë kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Real Madridi.

Kurse Bayern Munichu do të shënonte një fitore bindëse ndaj Hannoverit, duke mundësuar kështu pozicionimin në vendin e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Hamburgun që gjendet në vendin e pestë.

Në fund, ndeshja Arsenali-Celësi do të përbënte edhe supersfidën e javës së 14-të në Ligën Premier.

Me këtë fitore, Chelsea mban kreun me pesë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Manchester United dhe 11 pikë më shumë se Arsenali që pozicionohet në vendin e katërt.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE