Shkodër, 30 Nëntor NOA - Një punonjës i policisë rrugore ka denoncuar një qytetar se ai ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe psikologjike ndërsa ishte në detyrë.
Korrespondenti i agjencisë NOA informon se punonjësi i policisë rrugore, emri i të cilit nuk u publikua nga kolegët e tij eprorë, ka denoncuar 37-vjeçarin Viljan Bajrami, lindur e banues në lagjen "Vojo Kushi", të qytetit Shkodër, i dënuar më parë për një vjedhje.
Gjithçka ka nisur në orën 00.20 të ditës së hënë, kur në lagjen "Partizani" të qytetit Shkodër, Bajrami akuzohet se ka goditur dhe fyer për shkak të detyrës një punonjësin e patrullës policore.
Polici, ka qenë i ngarkuar me detyrë për te ruajtur vendin e ngjarjes në një aksident automobilistik, më saktë, dalje nga rruga e një motoçiklete.
Pikërisht në këto çaste, 37-vjeçari sipas policit, e ka rrahur atë ndaj kolegët blu kanë mbërritur duke i vënë prangat.
Tani i arrestuari akuzohet për veprat penale të "Goditjes për shkak të detyrës" dhe "Fyerje për shkak të detyrës".
r.d/e.r/NOA