English

Rrëshen-Kalimash, Braçe: E pa pranueshme heshtja e prokurorisë, duhet të hetojë

Tiranë, 30 nëntor NOA - Partia Socialiste i ka kërkuar sërish sot Porkurorisë të nisë hetimet për rrugën Rrëshen-Kalimash.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku theksoi se fatura financiare e kësaj manovre elektorale, e denoncuar botërisht nga institucionet kushtetuese, ligjzbatuese të këtij vendi, po arrin në vlerën e 1 miliard eurove me taksa!

"Ne e konsiderojmë të pa pranueshëm heshtjen e prokurorisë, mungesën e saj ligjore në kryerjen e veprimeve hetimore në dokumentin e këtij dëmi ekonomik kolosal.

Është papranueshme që Prokuroria të veprojë ligjërisht vetëm në rast e vrasjeve apo vdekjeve, si pasojë e pasigurisë në punë e sipër në këtë rrugë" tha Braçe.

"Ne, në emër të të gjithë qytetarëve taksapagues, kërkojmë sot me forcë, një shpjegim publik nga Prokuroria për arsyet e moskryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, në dokumentin e këtij krimi ekonomik!

Tuneli i shembur, tunelet e mbyllura për arsye të qarta sigurie, rruga e mbyllur për shkak të tyre, janë prova faktike' shtoi më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

KOMENTE