English

Shoqatat Kundër Dhunës, protestë para Bashkisë: Rama, ke dhunuar femra

Tiranë, 30 nëntor, NOA - Rrjeti i Shoqatave Kundër Dhunës në Familje ka zhvilluar një protestë para Bashkisë së Tiranës me sloganin "Ndal dhunës ndaj gruas në familje".

Gjatë protestës u bë thirrje që asnjë grua të mos heshtë nëse pëson dhunë në familjen e saj, pavarësisht se kush është ai, sikundër në thirrjet e pjesëmarrëseve u bë apel për t'i thënë stop dhunës ndaj grave.

Por shoqatat që përbëjnë Rrjetin e Shoqatave Kundër Dhunës në Familje, me anë të protestës së tyre kishin vendosur të sulmonin publikisht edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili sipas tyre dhunon familjen.

"Rama, ti dhunon familjen. Rama nuk e njeh familjen. Rama ti nuk je modeli ynë", është shprehur përfaqësuesja e Rrjetit të Shoqatave Kundër Dhunës në Familje, duke dalë në këtë mënyrë pro akuzave të fundit publike që i kanë mbërritur kryesocialistit Rama nga kryetari i qeversië, Sali Berisha, por edhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës për ushtrim të akteve të dhunës ndaj femrave.

a.ymeraj/NOA

KOMENTE