English

Shpërthim në banesën e vjehrrit të nënkryetarit të KLD, nuk ka të lënduar

Durrës, 30 nëntor, NOA - Një shpërthim i fortë në orët e vona të natës duke u gdhirë dita e sotme ka tronditur banesën e vjehrrit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu në qytetin e Durrësit.

Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave banesa e sulmuar ndodhet në lagjen nr.12 të këtij qyteti dhe se shpërthimi është realizuar me lëndë plasëse, e vendosur tek dera e jashtme.

Mësohet ndërkaq, se nga ky shpërthim ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe se ai ka shkaktuar një panik të madh mes banorëve.

Ndërkaq, një grup hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, i cili edhe ka sekuestruar një fitil zjarrpërcjellës dhe po shqyrton të gjitha detajet e mundshme mbi ngjarjen në fjalë, për të zbuluar shkaqet e saj.

Nga ana e tyre, familjarët e dëmtuar si paasojë e këtij shpërthimi kanë pohuar paraprakisht se nuk kanë konflikt me asnjë person.

n.e/NOA

KOMENTE