English

Topalli sulmon Ramën: Nuk përfaqëson me Partinë Socialiste, por klanet masone

Shkodër, 30 nëntor NOA - "Vetëm humbësit nuk njohin rezultate. Rama do të shkatërrojë PS për egoizëm personal".

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka sulmuar sot nga Shkodra kreun e socialiste Edi Rama, duke u shprehur se është hidhurim për të që nuk njeh zgjedhjet por sipas saj Shqipëria e fitoi betejën për zgjedhjet.

Topalli theksoi se Rama nuk përfaqëson me Partinë Socialiste, por klanet masone ndaj për kryeparlamentaren afatet e Ramës për hapjen e kutive bien poshtë.

"Rama është përfaqësues i klaneve të Pezës e Dulakëve. Klanet e Ramës janë masonë, jo socialistë. Ne nuk merremi me ultimatumet e masonëve" u shpreh Topalli e cila shtoi se Rama ka më rreth 11 vjet Kryetar Bashkie dhe nuk mendoi asnjë çast për shqiptarët. "Rama 11 vjet kryeministër i bashkisë. Edi Rama se nuk mendon për qytetaret, nuk ka menduar për nënën dhe gratë e tij, ndërsa me egoizimin personal do të shkatërrojë forcën politike që drejton",deklaroi Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE