Uashington, 30 nëntor, NOA - Rimëkëmbjes së vështirë ekonomiko-financiare të botës, gjatë vitit të ardhshëm do t'i shtohet edhe ajo e furnizimit të mjaftueshëm të botës me energji, referuar rezervave të hidrokarbureve.
Një fakt i tillë pohohet në raportin "Mbi tregjet e energjisë globale" shkruar nga Neu Consulting, sipas të cilit ndalimi i progresit në vitin e ardhshëm ka për të qenë një gjë po aq e vështirë sa edhe në vitin 2009, edhe për tregun e energjisë.
"Në lidhje me furnizimin me energji, bota do të njohë më shumë vështirësi se në vitin 2009. Ka gjasa që çmimi i naftës të vazhdojë të mbetet në 60-70 dollarë për fuçi", thuhet në raportin në fjalë.
Ndërkaq, në janar thuhet se shpërndarja e naftës do të njohë një shifër prej 76,85 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje kështu të tarifave të naftës.
n.e/NOA